Të flasësh me një profesionist shëndeti
Nëse keni pyetje rreth jetës seksuale ose marrëdhënies suaj, ose nëse keni një problem, mund të flisni me profesionistë të ndryshëm shëndeti. Për shembull: me një mjek, infermier, gjinekolog, mami, seksolog, terapeut, psikolog.
Nëse është e nevojshme, profesionisti i shëndetit mund t'ju drejtojë te një specialist. Një psikolog/psikoterapeut mund t'ju ndihmojë nëse keni depresion, po jetoni me HIV ose keni probleme në marrëdhënie.
Gratë mund të shkojnë direkt te një gjinekolog. Për shembull: për një shtatzëni ose infeksion vaginal.
Për çfarë flitet me një profesionist shëndeti?
Mund të flisni me një profesionist shëndeti pothuajse për çdo problem intim. Për shembull:
Si të flasësh me një profesionist shëndeti
Nëse doni të flisni me një profesionist shëndeti, këto këshilla mund të jenë të dobishme:
- Mendoni rreth problemit ose pyetjes që doni të diskutoni.
- Mendoni rreth asaj që doni nga profesionisti i shëndetit. Për shembull: dëshironi një këshillë, një test për IST apo një rekomandim për te një specialist?
- Bëjeni të qartë nëse e keni të vështirë për të folur rreth temës.
- Përshkruani problemin tuaj ose pyetjen në mënyrë specifike sa është e mundur. Për shembull: "Nuk jam në gjendje të kem një ereksion."
- Ju mund të merrni dikë që besoni me vete, kështu që ai/ajo mund t'ju ndihmojë.
Shpesh duket e vështirë të flasësh për tema intime me një profesionist shëndeti, por kjo është pjesë e punës së tyre. Ata njohin këto tema mjaft mirë. Nuk ka pse të ndjeheni në siklet.
Privatësia
Privatësia juaj respektohet kur flisni me një profesionist shëndeti. Profesionistët nuk mund të shpërndajnë informacionin që ju u thoni atyre.