Transgjinor

Diskriminimi është i ndalur

Ligji belg e ndalon diskriminimin për shkak të gjinisë ose orientimit seksual. Për shembull: për punën, kohën e lirë, edukimin, shërbimet, strehimin. Kjo vlen edhe për personat që ndryshojnë gjininë.

Krime të caktuara (si p.sh dëmtimi i pronës ose dhuna verbale ose fizike) dënohen më shumë nëse janë të motivuara nga urrejtja kundër transgjinorëve, grave lesbike, homoseksualëve ose biseksualëve.

Nëse jeni viktimë e dhunës për shkak të orientimit tuaj seksual, mund të paraqisni një ankesë në Unia, Qendra Ndërfederale për Mundësi të Barabarta. Për diskriminimin për shkak të ndryshimit të gjinisë ose të identitetit gjinor, mund të paraqisni një ankesë në Institutin për Barazinë e Grave dhe të Burrave ose mund të kontaktoni organizatën Transgender Infopunt. "Transgender Infopunt" mund ta dërgojë ankesën tuaj tek autoriteti i duhur.

Raportoni dhunën në polici.

Regjistrimi i gjinisë dhe ndryshimi i emrit tuaj

Ju mund ta ndryshoni regjistrimin e gjinisë suaj nëse gjinia juaj në certifikatën e lindjes dhe në kartën tuaj të identitetit nuk përputhet me atë që ndjeni (identitetin gjinor). Ndryshimi i regjistrimit të gjinisë suaj është një procedurë administrative. Nuk është nevoja të bëni ndërhyrje kirurgjike. Por, mund ta bëni nëse dëshironi.

Mund të ndryshoni edhe emrin tuaj. Mund ta bëni këtë edhe pa kushte të caktuara mjekësore.

Kontaktoni "Transgender Infopunt" për më shumë informacione.

Transgender

Verbod op discriminatie

De Belgische wet verbiedt discriminatie op basis van iemands geslacht of seksuele oriëntatie, bijvoorbeeld voor werk, vrijetijdsbesteding, onderwijs, dienstverlening, huisvesting. Dit geldt ook voor personen die van geslacht veranderen.

Bepaalde misdaden (zoals beschadiging van eigendommen of verbaal en fysiek geweld) worden zwaarder bestraft als de reden haat tegenover transgenders, lesbische vrouwen, homoseksuelen of biseksuelen was.

Als u het slachtoffer bent van discriminatie wegens uw seksuele oriëntatie kunt u een klacht indienen bij Unia, het Interfederaal Gelijkekansencentrum. Voor discriminatie wegens geslachtsverandering of genderidentiteit, kunt u een klacht indienen bij het Instituut voor de Gelijkheid van Vrouwen en Mannen, of kunt u contact opnemen met Transgender Infopunt. Het Transgender Infopunt kan uw klacht aan de juiste instantie doorgeven. 

Meld geweld bij de politie.

Geslachtsregistratie en naam wijzigen

U kunt uw geslachtsregistratie wijzigen als het geslacht op uw geboorteakte en identiteitskaart niet overeenkomt met hoe u zich voelt (genderidentiteit). De registratie van uw geslacht veranderen is een administratieve procedure. U hoeft geen operatie te laten uitvoeren. U kunt dit wel doen als u dat wilt. 

U kunt ook uw voornaam laten veranderen. Ook dit kan zonder medische voorwaarden.

Neem contact op met Transgender Infopunt voor meer informatie.

Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?

Meldpunt Discriminatie - Unia
Shërbimi lokal i Qendrës Ndërfederale për Shanse të Barabarta - Për të raportuar një rast diskriminimi. Gjeni një Meldpunt në lagjen tuaj:
Qendër informacioni për transgjininë
Informacion dhe përgjigje për pyetjet rreth të qenët transgjinor dhe trans-seksual. Ju mund të gjeni profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor të cilët punojnë në këto fusha në faqen e uebit më poshtë.
0800 96 316 (telefon-falas) (Nga e marta në të premten, 9 p.d. - 4 m.d.)
Instituti i barazisë midis grave dhe burrave
Këtu mund të paraqitni ankimet për diskriminimin seksual ose për shkak të identitetit gjinor.
02 233 41 75
Police
Ndihmë në një situatë kërcënimi për jetën
101