Prostitucioni ose puna e seksit do të thotë ofrim të seksit në shkëmbim të parave ose përparësive të tjera.
Kur njerëzit joshen në prostitucion me premtime të rreme për një të ardhme më të mirë në një vend tjetër, kjo quhet trafikimit të qenieve njerëzore.

Prostitucioni me dëshirë është i ligjshëm në Belgjikë nëse dhe punonjësi i seksit dhe klienti janë mbi moshën 18 vjeç. Prostitucioni pa pëlqim ndalohet me ligj dhe dënohet rëndë. Kjo përfshin çdo situatë ku dikush është i detyruar të punojë si një punëtor seksi.

Çdo situatë ku personi që ofron shërbimet seksuale apo klienti është më i ri se 18 vjeç është gjithashtu e paligjshme.

Trafikimi i qenieve njerëzore gjithashtu dënohet në Belgjikë.

Në Belgjikë, njerëzit që njihen si viktima të trafikimit të qenieve njerëzore mund të marrin statusin e qëndrimit.

Nëse ju jeni një viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore apo prostitucionit të detyruar ju mund të kontaktoni një organizatë të specializuar. Ata mund t’ju ndihmojnë me procedurën dhe do respektojnë privatësinë tuaj.

Ju mund të shkoni edhe në polici për të raportuar situatën tuaj dhe të kërkoni mbrojtje. Nëse njihni dikë që është viktimë e prostitucionit të detyruar ju mund të kontaktoni policinë ose të telefononi në 1712.

Prostitutie of sekswerk betekent seks aanbieden in ruil voor geld of andere voordelen.
Wanneer mensen in de prostitutie gelokt worden met valse beloften voor een betere toekomst in een ander land, is dit mensenhandel.

Vrijwillige prostitutie is legaal in België als zowel de sekswerker als de klant ouder zijn dan 18. Prostitutie zonder toestemming is strafbaar en wordt zwaar bestraft. Dit omvat ook alle situaties waarin iemand gedwongen wordt om als sekswerker te werken.

Wanneer de sekswerker of de klant jonger is dan 18, is prostitutie ook illegaal.

Mensenhandel wordt ook bestraft in België.

Mensen die in België erkend worden als slachtoffer van mensenhandel, kunnen een verblijfsstatus verkrijgen.

Als u het slachtoffer bent van mensenhandel of gedwongen prostitutie, kunt u contact opnemen met een gespecialiseerde organisatie. Zij kunnen u helpen met de procedure en zullen uw privacy respecteren.

U kunt ook naar de politie gaan om uw situatie te melden en bescherming te vragen. Als u iemand kent die het slachtoffer is van gedwongen prostitutie, kunt u contact opnemen met de politie of bellen naar het nummer 1712.

Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?

PAG-ASA
Ndihmë për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore
02 511 64 64
Payoke
Kujdes parësor, mbështetje dhe mbrojtje për viktimat e trafikimit dhe shfrytëzimit të qenieve njerëzore
03 201 16 90
Police
Ndihmë në një situatë kërcënimi për jetën
101
1712
Numër telefoni pa pagesë për përgjigje ndaj të gjitha pyetjeve lidhur me dhunën.
1712 (9:00-17:00)
CAW - Centrum Algemeen Welzijn
Qendër për mirëqenien e përgjithshme - ndihmë për të gjitha llojet e problemeve: për një marrëdhënie të vështirë, probleme mjekësore, financiare, administrative, ligjore ose materiale, probleme familjare... Qendrat CAW ofrojnë gjithashtu ndihmë për viktimat e dhunës dhe abuzimit. Gjeni një qendër CAW:
Sürya
Ndihmë psikosociale, mjekësore, administrative e ligjore dhe strehim për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore
04 232 40 30 (7 ditë në javë, 24 orë në ditë)
Qendra e kujdesit ndaj dhunës seksuale (Zorgcentrum na seksueel geweld) - Bruksel
Shërbimi në spital për viktimat e dhunës seksuale. Qendra e kujdesit ofron ndihmë mjekësore dhe psikologjike dhe ndihmon në mbledhjen e provave. Këtu, mund të regjistroni edhe ankimet. Është e hapur çdo ditë, në çdo orë.
02 535 45 42
Qendra e kujdesit ndaj dhunës seksuale (Zorgcentrum na seksueel geweld) - Ghent
Shërbimi në spital për viktimat e dhunës seksuale. Qendra e kujdesit ofron ndihmë mjekësore dhe psikologjike dhe ndihmon në mbledhjen e provave. Këtu, mund të regjistroni edhe ankimet. Është e hapur çdo ditë, në çdo orë.
09 332 80 80
Qendra e kujdesit ndaj dhunës seksuale (Zorgcentrum na seksueel geweld) - Liège
Shërbimi në spital për viktimat e dhunës seksuale. Qendra e kujdesit ofron ndihmë mjekësore dhe psikologjike dhe ndihmon në mbledhjen e provave. Këtu, mund të regjistroni edhe ankimet. Është e hapur çdo ditë, në çdo orë.
04 367 93 11
Më shumë profesionistë të shëndetit

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma