Prostitucioni ose puna e seksit do të thotë ofrim të seksit në shkëmbim të parave ose përparësive të tjera.

Prostitucioni është i ligjshëm në Belgjikë nëse punonjësi i seksit dhe klienti janë mbi moshën 18 vjeç. Ata nuk bëjnë asgjë që ndalohet me ligj. Por, ndalohet me ligj që një prostitutë të punojë për ju, që të jeni pronar i një shtëpie publike ose të nxisni dikë që të fillojë prostitucionin.

Prostitucioni i detyruar dhe trafikimi i qenieve njerëzore janë të ndaluara me ligj. Prostitucioni i adoleshentëve dhe fëmijëve është i ndaluar gjithashtu. "Djemtë e dashuruar" ose "tutorët" që joshin vajzat, që nisin një marrëdhënie të rreme me to dhe më pas i detyrojnë të fillojnë prostitucionin, ndalohen gjithashtu me ligj.

Një punonjëse seksi dhe një klient duke biseduar në hyrjen e një shtëpie publike

Disa të mitur (persona nën 18 vjeç) merren me prostitucion me dëshirën e tyre personale. Kjo gjithashtu është e ndaluar.

Të gjitha format e dhunës ose diskriminimit ndaj një punonjësi seksi mashkull, femër ose transgjinor, ndalohen me ligj.

Prostitutie of sekswerk betekent seks aanbieden in ruil voor geld of andere voordelen.

Prostitutie is legaal in België als zowel de sekswerker als de klant ouder dan 18 jaar zijn. Zij doen niets strafbaars. Maar het is wel strafbaar om een prostitué(e) voor u te laten werken, een prostitutiehuis te hebben of iemand aan te zetten tot prostitutie.

Gedwongen prostitutie en mensenhandel zijn strafbaar. Tiener- en kinderprostitutie zijn ook verboden. Ook 'loverboys' of 'pimpboys' die meisjes versieren en een valse relatie met hen beginnen om hen daarna in de prostitutie te dwingen zijn strafbaar.

Een sekswerker en een klant praten aan de ingang van een bordeel

Sommige minderjarigen (personen onder 18 jaar) prostitueren zich vrijwillig. Dit is ook verboden.

Elke vorm van geweld of discriminatie tegenover een mannelijke, vrouwelijke of transgender sekswerker is strafbaar.

Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?

Entre 2 Bruxelles
Pritje, mbështetje sociale dhe kujdes mjekësor për punonjësit e seksit dhe ish punonjësit e seksit
0497 42 88 13
Violett Gent
Ndihmë për punonjësit e seksit, si dhe testim për IST dhe HIV
09 233 47 67
Violett Hasselt
Ndihmë për punonjësit e seksit, si dhe testim për IST dhe HIV
011 33 30 58
Violett Antwerpen
Kujdes shëndetësor dhe mbështetje për prostitutat, si dhe testim për IST dhe HIV
03 293 95 91, 0474 98 57 66
Alias
Ndihmë mjekësore dhe sociale për punonjësit e seksit meshkuj
0484 60 52 18, 0484 60 80 47
Boysproject
Organizatë shoqërore për punonjësit e seksit meshkuj dhe transgjendër
03 293 95 90
Espace P - Arlon
Testim për HIV dhe IST, ndihmë mjekësore dhe psikosociale për punonjësit e seksit
0474 13 86 54
Espace P - Brussel
Testim për HIV dhe IST, ndihmë mjekësore dhe psikosociale për punonjësit e seksit
02 219 98 74
Espace P - Charleroi
Testim për HIV dhe IST, ndihmë mjekësore dhe psikosociale për punonjësit e seksit
071 30 98 10, 0471 54 28 23
Espace P - Liège
Testim për HIV dhe IST, ndihmë mjekësore dhe psikosociale për punonjësit e seksit
04 221 05 09
Espace P - Mons
Testim për HIV dhe IST, ndihmë mjekësore dhe psikosociale për punonjësit e seksit
065 8470 09
Espace P - Namur
Testim për HIV dhe IST, ndihmë mjekësore dhe psikosociale për punonjësit e seksit
081 77 68 21, 081 72 16 21
Mjeku i familjes
Mund të flisni me një mjek të familjes pothuajse për çdo problem intim. Nëse është e nevojshme, mjeku i familjes mund t'ju dërgojë te një profesionist shëndetësor i specializuar. Gjeni një mjek të familjes në lagjen tuaj:
ICAR Wallonie
Testime për HIV dhe IST, ndihmë mjekësore, administrative dhe psikosociale për punonjësit e seksit
04 223 18 26 - 0499 38 88 46 (Të hënën deri të premten, 8.30 paradite deri në 4.30 pasdite)
Më shumë profesionistë të shëndetit

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma