Të mbrosh dhe të respektosh kufijtë
Kufijtë tuaj ju tregojnë se çfarë është e pranueshme për ju në një marrëdhënie ose në kontakt me dikë jashtë një marrëdhënieje. Nëse dikush i kalon kufijtë tua, kjo tregon pak respekt. Integriteti juaj mund të dëmtohet.
Situata mund të jetë rreth shumë çështjeve të ndryshme. Për shembull:
- ju nuk doni të ofendoheni;
- ju nuk doni të kryeni marrëdhënie seksuale (ende);
- ju nuk pëlqeni disa lloje seksi;
- ju nuk doni dhunë.
Kufijtë e dikujt kalohen kur personi nuk pajtohet me atë që po ndodh dhe mënyrën në të cilën po ndodh.
Të respektosh kufijtë në një marrëdhënie, të dy partnerët:
- duhet të pajtohem me atë që po ndodh (të japin pëlqimin);
- nuk duhet të përdorin ose ndiejnë ndonjë presion;
- duhet të jenë partnerë të barabartë (njëri nuk duhet të ketë pushtet mbi tjetrin).
Një “po” kërkohet gjithmonë.
Nëse mendoni se kufijtë tuaj nuk janë respektuar, gjithmonë mund t'ia deklaroni këtë personit që nuk respekton kufirin. Ju mund ta bëni këtë në çdo kohë. Partneri juaj duhet të respektojë zgjedhjen tuaj. Flisni me partnerin tuaj rreth asaj që ju doni dhe se si ndiheni:
- Jini shumë të qartë.
- Qëndroni ose uluni drejt dhe shikoni në sytë e partnerit tuaj.
- Shpjegoni pse po thoni “jo”.
- Nëse është e nevojshme, përsërisni mesazhin tuaj.
- Mos u ndieni fajtor.
- Mos bëni premtime që s'mund t'i mbani.
Të thuash “jo” është e vështirë, por është një mënyrë për të komunikuar me partnerin tuaj se cilët janë kufijtë tuaj. Kufijtë tuaj duhet të jenë të qartë për partnerin tuaj. Nëse “jo” nuk pranohet nga partneri juaj, merrni ndihmë profesionale ose rrëfehuni te një person që është i afërt me ju.
Ju mund të jeni i frikësuar të humbisni partnerin tuaj. Vendosni nëse partneri juaj është i mirë për ju, nëse ai/ajo vazhdon t'ju detyrojë të bëni gjëra që nuk doni t'i bëni.
Sjellja seksualisht abuzive
Kur ju bindin të bëni diçka nëpërmjet dhunës ose kërcënimeve, quhet shtrëngim. Kur ka një shtrëngim, kufijtë tuaj nuk po respektohen. Nëse po shtrëngoheni të bëni lloje të caktuara veprimesh seksuale (për shembull: marrëdhënie seksuale, puthje, prekje, komente seksuale, punë seksuale), kjo quhet sjellje seksualisht abuzive ose abuzim seksual.
Të respektosh kufijtë e njëri-tjetrit është e rëndësishme. Abuzimi mund të shkaktojë probleme psikologjike dhe shëndetësore. Për më tepër, sjellja seksualisht abuzive dhe tjetër dhunë ndaj partnerit ndalohen me ligj.
Nëse ju dëshironi të kryeni marrëdhënie dhe partneri juaj jo, përpiquni ta diskutoni këtë së bashku. Seksi është më shumë se veç marrëdhënie seksuale. Të jesh fizikisht pranë njëri-tjetrit është njësoj e rëndësishme për mirëqenien tuaj dhe marrëdhënien tuaj.
Abuzimi seksual gjithashtu mund të ndodhë jashtë një marrëdhënie, për shembull me të afërmit, të njohurit dhe ish-partnerët.
Të kërkosh ndihmë
Nëse përjetoni sjellje seksualisht abuzive ose tjetër dhunë ndaj partnerit, kërkoni ndihmë:
- Flisni me një person që besoni.
- Të flasësh me një profesionist shëndeti. Mos u ndieni fajtor ose i turpëruar. U ndodh shumë njerëzve.
Kontaktoni policinë nëse doni të akuzoni dikë zyrtarisht për sjellje seksualisht abuzive ose për një lloj tjetër të dhunës ndaj partnerit.