Testi i shtatzënisë
Nëse cikli menstrual i juaji është vonuar, ju mund të jeni shtatzënë. Mund të bëni një test shtatzënie për të parë nëse jeni shtatzënë. Ka 2 lloje teste të shtatzënisë:
Test urine
Mund të blini një test shtatzënie në supermarket, dyqan ilaçesh ose farmaci. Ky është një test urine. Për një rezultat të saktë, më e mira është ta bëni testin pasi cikli menstrual t'ju jetë vonuar disa ditë.
Bëni testin në mënyrën e mëposhtme:
- Vendoseni testin në urinën tuaj.
- Vendoseni testin poshtë horizontalisht.
- Pritni rreth 5 minuta për rezultatin. Ai do të shfaqet në ekranin e testit.
- Nëse testi është pozitiv, shkoni te një mjek. Ai/ajo do konfirmojë shtatzëninë tuaj me një test gjaku.
![Pritni rreth 5 minuta për rezultatin. Ai do të shfaqet në ekranin e testit. Ju jeni shtatzënë vetëm nëse një shenjë shfaqet në të dyja dritaret e testit.](https://www.zanzu.be/sites/default/files/styles/image_grid/public/163_zwangerschapstest_stap3.jpg?itok=OU-a_Tpa)
Test gjaku
Mund të bëni në fillim një test urine ose të shkoni menjëherë te një mjek për një test gjaku. Mjeku bën një test për të konfirmuar shtatzëninë. Ai/ajo do t'ju marrë pak gjak dhe do ta dërgojnë në një laborator.
Ju e merrni rezultatin ditën tjetër.
Simptoma të shtatzënisë
Disa gra i kanë simptomat e shtatzënisë në fillimet e shtatzënisë.
Çmimi i një testi shtatzënie
Një test shtatzënie që mund ta blini vetë (test urine) kushton midis € 10 dhe € 20. Ka marka të ndryshme testesh. Ju mund të zgjidhni se cili lloj testi është më i miri për ju.
Për një test gjaku, duhet të paguani një kontribut personal për vizitën te mjeku. Ju paguani gjithashtu një pjesë të shpenzimeve të laboratorit. Mjeku merr rezultatin e testit, por fatura ju dërgohet juve. Fatura deklaron që gjaku juaj u testua, por nuk tregon arsyen. Flisni me mjekun nëse nuk dëshironi që fatura t'ju dërgohet në shtëpi.
Disa njerëz kanë të drejtë për rimbursimin e rritur ose për kujdes mjekësor urgjent.