Xhelozia

Kur jeni xheloz në marrëdhënien tuaj, ju ndoshta jeni i trembur se mund të humbisni partnerin tuaj ose vëmendjen e tij/të saj. Ju mund të ndjeheni i pasigurt.

Partneri juaj mundet gjithashtu të ndihet xheloz.

Ndjenjat e xhelozisë janë normale. Nëse xhelozia bëhet shumë e fortë, mund të bëhet një problem për ju ose partnerin tuaj. As ju as partneri juaj s'keni pse të ndiheni xheloz për të provuar që dashuroni njëri-tjetrin.

Nëse ju ose partneri juaj reagoni në një formë xhelozie, përpiquni të kuptoni çfarë shkaktoi xhelozinë. Flisni me partnerin tuaj rreth efektit të xhelozisë te të dy ju dhe rreth pritshmërive tuaja dhe kufijve.

Jaloezie

Als u jaloers bent in uw relatie, bent u waarschijnlijk bang dat u uw partner of zijn/haar aandacht zult verliezen. U voelt zich misschien onzeker.

Uw partner kan ook jaloers zijn.

Jaloerse gevoelens zijn normaal. Als de jaloezie heel hevig wordt, kan dit voor u of uw partner een probleem worden. U noch uw partner hoeven jaloers te zijn om uw liefde voor elkaar te bewijzen.

Als u of uw partner jaloers reageert, probeer dan te begrijpen wat deze jaloezie veroorzaakt. Praat met uw partner over het effect van de jaloezie op u beiden en over uw verwachtingen en grenzen.

Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?

Mjeku i familjes
Mund të flisni me një mjek të familjes pothuajse për çdo problem intim. Nëse është e nevojshme, mjeku i familjes mund t'ju dërgojë te një profesionist shëndetësor i specializuar. Gjeni një mjek të familjes në lagjen tuaj:
Wijkgezondheidscentrum
Mund të vizitoni një mjek familjeje në një qendër shëndetësore të komunitetit. Në qendrat shëndetësore të komunitetit punojnë edhe profesionistë të tjerë të kujdesit, si p.sh. infermierët dhe punonjësit socialë. Kujdesi ofrohet pa pagesë. Gjeni një qendër shëndetësore të komunitetit në lagjen tuaj:
Seksologu
Terapi për problemet seksuale. Një seksolog kërkon të gjejë një zgjidhje nëpërmjet bisedave me njërin ose me të dy partnerët. Gjeni një seksolog në lagjen tuaj: