Dështimi
Një dështim është një lindje në muajt e parë të shtatzënisë ku fetusi nuk është zhvilluar deri në atë shkallë sa që të jetojë jashtë mitrës.
Simptomat e një dështimi të hershëm
Simptomat e një dështimi të hershëm janë të ngjashme me ato të një cikli menstrual të rëndë:
Nëse ju keni këto simptoma, kontaktoni një mjek ose gjinekolog.
Shkaqe të një dështimi
Mund të ketë shumë shkaqe të një dështimi. Më shpesh fetusi ka një defekt dhe nuk mund të zhvillohet mirë. Mund të jetë gjithashtu, për shembull, rezultat i një infeksioni, i një çrregullimi hormonal ose i një implantimi të dobët në mitër. Shpesh është e paqartë çfarë e shkakton një dështim. Zakonisht një dështim nuk ka asnjë ndikim në një shtatzëni të ardhshme.
Një dështim nuk është gabim i nënës. Aktivitetet normale fizike, si ecja ose çiklizmi, nuk janë kurrë shkaku i një dështimi.
Seksi gjatë shtatzënisë nuk e lëndon fetusin. Mund të kryeni marrëdhënie seksuale nëse mjeku nuk ju ka këshilluar që të mos kryeni.
Hidhërim
Një grua shtatzënë dhe partneri i saj mund të lidhen shumë shpejt me foshnjën e pa lindur. Kur fetusi vdes, kjo mund të shkaktojë pikëllim të thellë.
Të dy prindërit kanë të drejtë të hidhërohen. Ata duhet të përballen me humbjen dhe të gjejnë një vend për të në jetën e tyre. Flisni për këtë me njëri-tjetrin ose me një prej profesionistëve të mëposhtëm të shëndetit.