Jetesa me HIV
Trajtimi i HIV
Nëse merrni ilaçet tuaja siç duhet çdo ditë, mund të bëni një jetë normale dhe të jetoni aq gjatë sa dikush pa HIV.
Merrni ilaçet tuaja në mënyrën që mjeku ju tha ta bëni. Flisni me mjekun tuaj për ilaçet më të mira për ju.
Nëse nuk trajtoheni, mund të infektoni dikë nëpërmjet seksit pa mbrojtje ose nëpërmjet gjakut. Ju mund të infektoni foshnjën tuaj gjatë shtatzënisë ose lindjes ose kur ta ushqeni me gji. Me trajtimin e duhur, gratë me HIV mund të kenë fëmijë të shëndetshëm.
Stil jete i shëndetshëm
Kujdesuni për shëndetin tuaj:
- Ushqehuni shëndetshëm. Kjo përmirëson rezistencën tuaj ndaj sëmundjeve.
- Bëni ushtrime.
- Mbani cigaret, drogat dhe alkoolin në një minimum.
- Pushoni mirë gjatë natës. Kjo do të reduktojë stresin.
Kontakti social
Ju s'mund të infektoni dikë nëpërmjet kontaktit social. Nuk keni pse të trembeni nëse, për shembull, ndani një gotë ose pjatë me dikë ose nëse e prekni dikë ose i jepni një puthje të thjeshtë ose puthje franceze.
Nuk keni më ndonjë rrezik infeksioni
Nëse i merrni ilaçet tuaja siç duhet çdo ditë, sasia e virusit HIV në gjakun tuaj (ngarkesa virale) do të zvogëlohet. Pas disa muajsh, shpesh mund të mos zbulohet më, megjithëse virusi është ende në trupin tuaj. Atëherë, nuk do të mund ta infektoni dikë tjetër me virusin HIV.
Në kushte të caktuara, është e mundur që të bëni seks pa prezervativ me partnerin tuaj të qëndrueshëm (marrëdhënie e qëndrueshme) i cili nuk ka HIV:
- Nëse i merrni ilaçet tuaja të HIV siç duhet çdo ditë dhe
- Nëse, për të paktën 6 muaj, ngarkesa juaj virale nuk mund të zbulohet më dhe
- Nëse ngarkesa juaj virale u kontrollua në më pak se 6 muaj më parë;
- Nëse ju dhe partneri juaj nuk keni ndonjë IST tjetër dhe membrana mukoze e gojës, anusit, penisit ose vaginës tuaj nuk është e dëmtuar.
Flisni me një mjek dhe me partnerin tuaj nëse doni të bëni seks pa prezervativ.
T'i thuash dikujt se keni HIV
Nuk është gjithmonë e lehtë të jetohet me virusin HIV. Mund t'ju ndihmojë nëse ju flisni me dikë rreth HIV. Ju nuk jeni të detyruar t'u tregoni njerëzve se keni HIV.